Pak ditë pas Gjermanisë, një tjetër vend i Bashkimit Europia shprehet skeptik për rrugëtimin e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave. Gjatë konferencës Ndërkombëtare për Ballkanin Ambasadorja franceze Christina Vasak, një nga vendet që nuk ndezi driten jeshile për nisjen e bisedimit të integrimit të Shqipërisë,  i ka bërë thirrje politikes shqiptare të angazhohen për të pasur rezultate konkrete nga reformat e ndërmarra. Në këtë mënyrë edhe një herë është vënë në dyshim marrja e një vendimi pozitiv në qershor.

Vasak: Shqipëria është në pritje të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian në qershor të vitit të ardhshëm. Por, për të patur një përgjigje pozitive nga vendet skeptike duhet të plotësohen kriteret që i janë dhënë Shqipërisë për të hapur rrugën Europiane.

Ndërsa kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj u shpreh se institucioni që përfaqësoj mbështet vettingun në drejtësi, por që të ky proces të jetë i plotë sipas tij duhet të materializohet ndëshkueshmëria me ligj.

Leskaj: Asnjë reformë apo proces në Shqipëri, përfshirë dhe procesin e vettingut, të cilin ne si KLSH e mbështetin plotësisht, nuk do të arrijë të zbatohet plotësisht dhe reforma në drejtësi të luftojë me efektivitet dhe efiçencë korrupsionin, në rast se nuk materializohet me ligj përgjegjësia me ligj të qartë, përgjegjësia e shkelësve dhe abuzuesve të pronës shtetërore.

Konfrontimet dhe pakënaqësitë mes KLSH dhe organeve të drejtësisë vijojnë prej kohësh. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka akuzuar organin e akuzës se ka pushuar  pa i hetuar kallëzimet penale .

/Ora News.tv/