Nedved: Marotta i rëndësishëm por Juve qëndron mbi ne

Nedved: Marotta i rëndësishëm por Juve qëndron mbi ne

Pas lajmit  që Beppe Marotta do të largohet nga Juventusi ka reaguar zv.presidenti i bardhezinjve, Pavel Nedved. "Arusha çeke" një prej kandidaturave të mundshme për të zëvendësuar Marottën është shprehur se ai e falenderon 61 vjeçarin ndërsa thekson se pavarësisht hyrje-daljeve, Juventusi do të jetë gjithmonë aty.

"Marotta ka qenë shumë i rëndësishëm për klubin tonë dhe gjithashtu për ata që po mësonin të ishin drejtorë nën drejtimin e tij. Unë dua ta falenderoj publikisht, sepse mbi të gjitha me mua ishte jashtëzakonisht i dobishëm dhe i shpjegoi kaq shumë gjërat që unë nuk i kuptoja. Është e vështirë pa Marotta, por Juventusi vazhdon dhe ne po kalojmë. Dita jonë do të vijë kur ne nuk do jemi më këtu. Ne duhet ta pranojmë dhe të vazhdojmë, sepse Juventusi gjithmonë do të jetë aty ".-përfundoi ish-mesfushori.

Nedved është një ndër emrat më të lakuar për të zëvendësuar Marottën në postin e menaxherit të përgjithshëm të klubit, ndërsa si kundërshtar pritet të ketë ish-shokun e tij te Juve, Zinedine Zidane.

EMISIONET