Në Xhenova, protestë dhe një projekt i ri mbi tavolinë për urën e re

Kanë kaluar tre javë nga shembja e urës Morandi në Genova dhe banorët e evakuar nga zona përrrth vazhdojnë të mbeten të pastrehuar.

Dhjetra familje të evakuara nga banesat e tyre pas shembjes së urës Morandi, kanë protestuar para ndërtesës së Prefekturës së qytetit, duke kërkuar garanci për situatën në të cilën ata ndodhen.

Janë mbi 700 banorë të evakuuar për motive sigurie nga shtëpitë e tyre në 11 pallatet pranë urës Morandi e deri më sot vetëm një pjesë e vogël e tyre janë sistemuar në banesa të reja të vëna në dispozicion nga bashkia e Genovas.

Mes familjeve të evakuara rezultojnë të jenë dhe rreth 20 familje shqiptare.

Me pankartat "Na riktheni shtëpitë" "Respekt për ne", banorët kërkuan përshpejtimin e procesit të strehimit të tyre por dhe dhëniet e lejes për marrjen e objekteve dhe sendeve personave nga banesat.

Këshilli bashkiak i Genovas ka takuar një delegacion të familjeve të evakuara dhe kryetari i Bashkisë së qytetit ka premtuar se brenda muajit shtator do të garantojë strehimin e të gjitha familjeve të evakuara.

Ndërkohë Guvernatori i rajonit të Ligurias, Giovanni Totti, ka deklaruar se brenda pak ditësh do të jetë gati plani për shëmbjen e pjesëve të mbetura ende në këmbë të urës Morandi si dhe të vendërtesa pranë kësaj zone.

Plani i shembjes mendohet se do të përfshijë dhe përdorimin e shpërthimit me eksploziv për dy këmbët e mbetura të urës. Më pas parashikohet se procesi i heqjes së gërmadhave do të zgjasë rreth 20 ditë.

Ndërkohë Prokuroria e Genovas së bashku me Policinë Financiare po vazhdojnë punënë në hartimin e të gjithë dokumentacionit të dosjes hetimore ndaj zbardhjes së shkaqeve e fajtorëve të kësaj tragjedie që i mori jetën 43 personave.

Arkitekti i njohur italian, Renzo Piano, i ka dhuruar qytetit të Genovas një projekt të ri për rindërtimin e urës Morandi.

Ky projekt përmban dhe një homazh ndaj viktimave. 43 shtylla do të ndriçojnë rrugën mbi urë, dritat e të cilave do bashkohen në formën e një vele.

Së fundm, Ministri italian i Infrastrukturës Danilo Toninneli ka deklaruar se nuk do të jetë më shoqëria "Autostrade per l'Italia ajo që do të rindërtoj urën e re Morandi."

EMISIONET