" Në verë Joshua ndeshet me Jarrell Miller në New York "

" Në verë Joshua ndeshet me Jarrell Miller në New York

Me 31 mars kampioni i botës në peshat e rënda do të mbrojë titullin kundër një tjetër kampioni si Joseph Parker.

Sfida do të zhvillohet në Kardif gje e cila do sjellë unifikimin e titujve në këtë kategori.

Menaxheri i boksierit britanik po mendon që tani për të ardhmen e Joshua dhe sot ka konfirmuar se sfida e radhës do të jetë në Nju Jork. Madje Hearn u shpreh se rivali do të jetë Jarrell “Baby” Miller.

Mendoj se ka ardhur koha për të debutar në Amerikë dhe kjo gjë synojmë që të ndodhë këtë vit. Unë kam thënë disa herë se Miller është rivali i duhur për këtë debutim, duel që me shumë gjasa do të zhvillohet verën e këtij viti në Nju Jork. Ai është një rival i fortë dhe në rast se fiton duelin ndaj Duhaupas, atëherë mund të përballet me Joshua. Do të jetë një sfidë për titujt kampionë bote”, tha Hearn, që beson se “nxënësi” i tij do të triumfojë ndaj Parker pas një muaji.

Më tej, Hearn, shtoi: “Për një britanik, sfida në Nju Jork është objektivi kryesor dhe mendoj se dueli aty do të jetë i rëndësishëm për ne. për më tepër, që Jarrell është një boksier i asaj zone, ndaj do të jetë një sfidë e ndjekur nga fansat amerikanë. Edhe britanikët mezi presin të shohin Joshua që duelon dhe fiton në Amerikë, tha Hearn, duke evituar një përballje Joshua-Wilder. Nuk besoj se do të kemi një përballje me Wilder, për shumë arsye. Ne shohim edhe anën financiare kur planifikojmë të ardhmen, u shpreh Eddie Hearn.

EMISIONET