Angelina Jolie dhe Bill Gates janë shpallur përsëri femra dhe mashkulli më i admiruar në planet.

Themeluesi i Microsoft dhe aktorja e kanë kryesuar listën çdo vit që nga viti 2015 kur u prezantuan në kategoritë përkatëse.

Ndërsa pas tyre në vendin e dytë në kategoritë përkatëse vijnë Michelle dhe Barack Obama sipas një ankete vjetore të realizuar nga YouGov që rendit figurat publike botërore në bazë të pëlqimeve të njerëzve.

Në sondazhin e YouGov morën pjesë 37,000 njerëz nga 35 vende.

Dhe ylli i Hollywood, Angelina Jolie u rendit e para midis 20 femrave më të admiruara.

Jolie, e cila është e producente filmash dhe e dërguar e posaçme e UNHCR, ndiqet nga Oprah Winfrey, Elizabeth II, Hillary Clinton, Emma Watson, Malala Yousafzai, Angela Merkel, Taylor Swift dhe Madonna në 10 nga 20 gratë më të admiruara.

Ndërsa në kategorinë e meshkujve tregohet më pak preferncë për artistët dhe më shumë për burrat në biznes dhe politikë, siç është zgjedhja e pionerit të teknologjisë dhe filantropisë Gatez në vendin e parë.

/Ora News.tv/