Gjyqtarja e Apelit Vlorë, Brikena Ukperaj në veting, qytetarët i denoncojnë dosjen e Karaburunit

Gjyqtarja e Apelit e Vlorës, Brikena Ukperaj,është në prag të rikonfirmimit në detyrë pasi Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit e ka nxjerre të pastër ne kontrollin e thelluar që ka bërë ndaj saj. Por gjyqtarja u përball me një valë denoncimesh të qytetarëve, të cilët i ishin trejtuar KPK-së, ku e akuzonin për vendim të padrejtë.

Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj (Lubonja) ishte 16 nga subjektet që u thirr këtë te premte ne seancë dëgjimore nga Komisioni i pavarur i Kualifikimit.

Edhe për këtë gjyqtare komisioni kishte bërë një hetim të thelluar përfshi të tre komponentet, pasurinë, integritetin dhe aftësitë profesionale. 

Relatorja Etleda Çiftja tha se ILDKPKI ka paraqitur raport pozitiv dhe se gjyqtarja nuk ka fshehur pasurinë dhe nuk ka deklarim të rremë.

Por ndonëse duket se e ka kaluar me sukses verifikimin e komisionit , në adresë të saj kishin ardhur 12 denoncime. 

Relatorja e çështjes tha se denoncimet ishin shqyrtuar dhe pasi ishin verifikuar ishte arritur ne konkluzionin se janë ankimime që i përkasin gjykatave. Por nuk ishin të këtij mendimi disa prej denoncuesve te cilet kishin ardhur madje për të ndjekur seancën . 

Përfaqësues të familjes Bodo të cilët pretendojnë pronat në Karaburun, kanë qenë të pranishëm në seancën e KPK-së dhe kanë kërkuar shkarkimin e gjyqtares me pretendimin se u ka grabitur pronat.

"Problemi i pronës ka dokumentet e kohës së turkut dhe të freskuara në 1924 në kohën e Ahmet Zogut. Ai regjim e ka verifikuar pronësinë tetë herë. Në 2012, janë marrë 200 ha nga një falsifikator që njihet me emrin Pëllumb Petriti. 

Ndërsa avokatja e familjes tha se çështja e pronave ndodhet aktualisht në Gjykatën e Lartë. Sipas saj, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka konfirmuar shkeljen e kryer nga gjyqtarja.

Ukperaj kishte si pasuri nje apartament me vlerë 44 mijë euro në Selitë si dhe nje automjet të cilat sipas KPK i justifikonte. Vendimi për të u shty për ne 25 qershor 

Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja dhe Brikena Ukperaj (Lubonja) është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor. 

EMISIONET