Sipas këshillës së një veterineri dy elefantëve në Siberi u dhanë për të pirë vodka, në mënyrë që kafshët të mos sëmureshin nga i ftohti i madh që po bën atje.   Sipas të dhënave paraprake, kafshët që i përkasin një cirku, i cili jep shfaqje në të gjithë Rusinë, u transportuan me makina të shumta.   Kamioni që transportonte elefantët mbeti pas makinave të tjera dhe mori zjarr. Me të vënë re tymin, stërvitësi i kafshëve i nxorri në rrugë elefantët dhe filloi të vraponte me ta për t'i ngrohur ato. Temperatura e ajrit ishte minus 35 gradë Celsius.   Pasi zjarri u shua, elefantët u dërguan në një garazh të ngrohtë, dhe sipas një këshille të veterinerit, atyre u dhanë për të pirë vodka.   Kafshët pinë secili nga një kovë me vodka, të holluar me ujë të ngrohtë. Elefantët pësuan një ngrirje të papërfillshme të veshëve dhe këmbëve. Stërvitësi i kafshëve gjithashtu pësoi ngrirje të gjymtyrëve          

/Ora News.tv/