Në shtëpi për Vitin e Ri, emigrantët vijojnë të kthehen, por pa radhë në kufi

Në shtëpi për Vitin e Ri, emigrantët vijojnë të

Me fluks më të ulët, emigrantët vijojnë të kthehen në shtëpi për festat e fundvitit. Porti i Vlorës ka shënuar rritje me 15 %, ndërsa në pikat e tjera kufitare 24 orët e festës së Krishtlindjes shënuan një rënie të lëvizjes.

Fluksi i lëvizjëve të fundviti nisi edhe nga porti i Vlorës.

1200 persona janë regjistruar në hyrje vetem në dy ditët e fundit, ndërsa 600 kanë lënë Shqipërinë.

Pavarësisht se nga Vlora udhëtohet vetëm drejt Brindisit, të dhënat tregojnë një rritje prej 15 % të numrit të pasagjerëve.

Policia kufitare ka hapur 10 sportele për të menaxhuar fluksin që vijon.

24 orët e Krishtlindjes nga ana tjetër kanë shënuar rënie të fluksit në portin e Durrësit dhe pikat kufitare tokësore me Greqinë.

2700 persona dhe 1300 mjete kanë hyrë në Durrës me katër tragete të linjave me Barin e Ankonën.

Ndërkohë 6242 shqiptarë e të juaj kanë hyrë nga Kakavija dhe 4828 nga Kapshtica në 24 orë. Të dhëna që rikonfirmojnë se emigrantët po kthehen gjithëmonë e më pak për festat e fundvitit në shtëpi.

HYRJET NË KUFI

KAKAVIJË

6242 persona në hyrje

1865 persona në dalje

KAPSHTICË

4828 persona në hyrje

1548 persona në dalje





EMISIONET