Në Shkup do të mbahet sot protestë kundër vendimit gjyqësor për "Lagjen e Trimave" Protesta organizohet nga disa organizata joqeveritare të cilët apelojnë që të zbulohen porositësit e vërtetë të ngjarjes së Kumanovës dhe kërkojnë hetim ndërkombëtarë, shkruan Alsat.mk Protesta do të përfundojë para Gjykatës Shkupi 1. Për ngjarjet e përgjakshme të 9-10 majit në Kumanovë, 8 persona u dënuan me burg të përjetshëm, 4 u lëshuan në mungesë të dëshmive, ndërsa të tjerët morën 746 vite burg. Familjarët dhe avokatët e personave që morën dënimin maksimal nën akuzat për “Terrorizëm dhe Organizatë terroriste” vazhdimisht kanë kërkuar përfshirjen e ndërkombëtarëve në hetim, me dyshim se hetimet janë kryer në mënyrë të njëanshme dhe selektive. “Kumanova”, efektet e hetimit ndërkombëtar /Oranews.tv/ 

/Ora News.tv/