Në Rodos nuk u fol për detin por negociatat, Kotzias: Franca dhe Holanda kundër Shqipërisë

Në Rodos nuk u fol për detin por negociatat, Kotzias: Franca dhe

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzis ka deklaruar se me homologun e vet shqiptar, Ditmir Bushati, nuk ka diskutuar mbi marëveshjen e pritshme dypalëshe, por tema kryesore ka qenë përballimi i kundërshtimeve për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

“Meqenëse u thanë shumë për takimin që kishim me homologun tin shqiptar, duhet t’ju them se nuk na preokupoi marrëveshja ndërmjet nesh (shënimi ynë: Greqi-Shqipëri), por më shumë na peokupoi se si do të mbështesim qëndrimet shqiptare në bashkimin Europian, sepse ka një sërë kundërshtimesh nga disa shtete anëtare për hapjen e negociatave me “Maqedoninë e Veriut” dhe me Shqipërinë”, tha Kotzias gjatë konferencës për shtyp, në përfundim të takimit mbi sigurinë dhe stabilitetin në Mesdheun Lindor, që u zhvillua në ishulin e Rodosit.

“Do të duhet të dini”, vazhdoi Kotzias, “se ka një letër nga Danimarka, Luksemburgu, Gjermania, Franca dhe Holanda, që shtrojnë probleme për integrimin e këtyre shteteve në BE...  Duhet t’ju informoj se ndërkohë, tre nga të pesë vendet, domethënë Luksemburgu, Danimarka dhe Gjermania, u tërhoqën nga ai grup, nuk kanë më kundërshtime të fuqishme”.

Shefi i diplomacisë greke tha se të hënën e ardhshme në Luksemburg do të ketë një mëngjes pune të Ministrave të Jashtëm, ku do të diskutohet mbi Shqipërinë. Në atë takim, Franca dhe Holanda do të përfaqësohen me nivele më të ulëta, ndërkohë që ministri i jashtëm gjerman ka konfirmuar e do të jetë prezent. Ky fakt, për ministrin e jashtëm grek do të thotë se “fronti i pesë shteteve kundërshtare është thyer, kanë mbetur vetëm dy”.



EMISIONET