Katër anëtarë të një familje në Sheq të Madh të Fierit jetojnë plotësisht në qiell të hapur prej tre muajsh pasi çatia e banesës u shemb nga stuhitë e marsit. Në kushte ekstreme dhe pa asnjë të ardhur, ata thonë se e kanë të pamudur të përmirësojnë jetën e tyre ndaj apelojnë për ndihmë, këdo që mundet.

Një familje me katër anëtarë në Sheq të Madh të Fierit jeton në qiell të hapur në kuptimin e parë të fjalës.

Xhemil Meto: Kjo është shtëpia ime.

Kjo është banesa e familjes Xhemil Metos nësë mund të quhet e tillë (shikoni videon).

Nga ndërtesa që dikur shërbente si çerdhe e më pas si shtëpi, kanë mbetur në këmbë vetem katër muret.

Çatia u shemb gjatë stuhisë së muajit mars, duke plagosur rëndë në atë kohë të zonjën e shtëpisë Bukurie Meton.

Prej asaj kohe, bashkëshortja dhe vajza e familjes flenë brenda një dhome të improvizuar, ndërsa kryefamiljari dhe djali i shtëpisë nën qiell të hapur.

Xhemil Meto: Mizerabël quhet, mizerabël jam. Në këtë kohë që jam sot, i thonë 2018.

Fëmijët e familjes janë në moshë për punë, por djali thotë se kërkesat e tij pranë zyrës së punës kanë mbetur pa përgjigje.

Romeo Meto: Të dal të bëj ndonjë vjedhje dhe të hyj në burg. Kërkoj të bëj shtëpinë, siç e shikoni jam në qiell të hapur.

Pa çati mbi kokë e kushtet minimale, ata kërkojnë ndihmë nga kushdo qoftë. Por apeli i parë shkon për institucionet e shtetit.

 Xhemil Meto: Kërkoj ndihmë nga shteti të më ndihmojë, kaq.

Ndërsa presin mbështetjen, kjo familje do të ketë qiellin për çati.

/Ora News.tv/