Në proces gjyqësor prej 9 vitesh, për "tentativë vjedhjeje" të një patëllxhani

Në proces gjyqësor prej 9 vitesh, për "tentativë

Në Itali, konkretisht në Leçe, një proces gjyqësor ka zgjatur ploit 9 vjet, shkruan tgcom. Arsyeja? Tentativë vjedhjeje e një patëllxhani

I akuzuari, në pamundësi ekonomike, ia besoi kauzën e tij avokatit të shtetit dhe një gjë e tillë i kushtoi komunitetit mijëra euro.

Kanë kaluar 9 vjet dhe tre shkallë gjyqësori, por në fund mbërritën në senacën përfundimtare:

Një burrë 49 vjeçar u "çlirua" më në fund nga akuzat  për "tentativë  vjedhjeje" të një patëllxhani në një fushë. Kjo ndodhi në Leçe, ku një burrë ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 5 muaj burg. Gjykata e lartë vendosi të mos e ndëshkojë të pandehurin për arsye të "mos kryerjes së veprës penale".

Proçesi i kushtoi shtetit italian mijëra euro, pasi i dyshuari rezulton të jetë i varfër, ndaj përfitoi mbrojtjen falas në të tre shkallët e gjyqësorit.

 Në dy shkallët e para të gjyqësorit nuk njiheshin kushtet e vështira ekonomike të 49 vjeçarit për të justifikuar vjedhjen, për më tepër që kish mbetur në tentativë. Gjërat u sqaruan në shkallën e tretë dhe e gjitha kjo zgjati 9 vjet, duke bërë që italianët e Leçes të paguajnë të gjithë shpenzimet.


EMISIONET