Në pritje të ekstradimit, gjykata e Durrësit lë në burg rusin

Në pritje të ekstradimit, gjykata e Durrësit lë në burg

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin rus Rasul Mislaev, 34-vjeç, i cili kishte hyë në vendin tonë si emigrant i paligjshëm.

Arrestimi i tij u bë i mundur tre ditë më parë nga policia e Shtetit në Shqipëri në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese partnere me qëllim ekstradimi.

34 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni e akuzoi për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”.

Thuhet se në qershor të vitit 2013-të shtetasi rus është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar Shtetit Islamik (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

EMISIONET