Në pritje të dekretimit, Gjinushi paralajmëron: Do hiqen titujt akademike që kanë indoktrinim komunist

Në pritje të dekretimit, Gjinushi paralajmëron: Do hiqen titujt

 Kryetari i Akamdemisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ishte i ftuar mbrëmë në emisionin "Debati në Channel One" të Roland Qafokut

Pjesë nga intervista

Gjinushi: Kërkoj falje publike për gazetaren Enkeleda Mema

Pyetje: Zoti Gjinushi, nuk e kuptova dhe madje kam kaq shumë mesazhe në celular dhe në facebook lidhur me atë që ju i thatë gazetares Enkeleda Mema madje kolegia Fationa Mejdini thotë që janë mbledhur 2200 firma që zoti Gjinushi të kërkojë falje publike.

Skender Gjinushi: Tani unë këtë e kam bërë në një televizion dhe është mbyllur ajo çështje. Nuk kishte nevojë për peticion. E kam thënë fare qartë që nuk është thënë ashtu siç merret sepse e para, patjetër që provokimi ka qenë nga ana e saj. Është e drejta ime të them nëse jam i provokuar apo jo. Viktima nuk është gjithmonë jo shkaku. Në çdo gjë ka dhe teprim pastaj. Nuk e kam thënë ashtu. As nuk e diskutoj që nuk e kam thënë ashtu. Pyetjet kanë tonacion, intonacion, i di gjërat unë. Për këdo që e ka marrë me konotacion të keq, qoftë edhe zonja, absolutisht është e dënueshme dhe e fajshme. As do ia thoja kurrë. As mos ta çojë njeri në mend që mund t’ia thoja në atë kuptim, kaq! Në frëngjisht kjo fjalë   përdoret më shumë për të treguar nxitjen e inatit, urrejtjes. Çdo ripërsëritje është dëm për të gjithë. Unë nuk mund t’i thoja këtë gjë ama rrethanat ishin të tilla, presioni ishte i madh, pyetjet ishin me tension, nuk ishte një pyetje dashamirëse. Unë di ta dalloj një pyetje miqësore dhe të kundërtën e saj.

 

Gjinushi: Dekretimi i presidentit? Takova Metën dhe më uroi

Pyetje: A do ta dekretojë Presidenti Meta emërimin tuaj?

Skender Gjinushi:  Po patjetër, pse të mos e dekretojë.

PyetjeNga e dini ju, keni folur?

Skender Gjinushi:  Me zotin Meta kam marrëdhënie krejt normale, shumë të mira. Nuk kam vetëm marrëdhënie institucionale por edhe personale.

Pyetje: A keni kontaktuar me zotin Meta?

Skender Gjinushi:  Jemi takuar dje. Më uroi për zgjedhjen. Votuan 43 akademikë.

Gjinushi: Projekti im për akadminë: Ja çfarë do ndryshoj

"Tani kuptohet që ligji merret me rregullimin e Asamblesë. Tenton që të hapet ndaj gjeneratave më pas. Të ketë një numër sa më të madh pranimesh të reja. Gjithë përvoja evropiane është ndryshe. Mbi një moshë të caktuar, nuk i fusin te numri i anëtarëve të rregullt. Këtë e ka një e treta e akademive evropiane. E futëm dhe ne te ligji i ri dhe kjo krijon 15 vende të reja. Në dy vjet, akademia ka të drejtë të bëjë 15 pranime të reja. "


Gjinushi:  Akademikët e Kosovës do jenë automatikisht edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

"Ndryshimi tjetër është që, e kam theksuar se akademik nuk bëhesh në akademi, të bën karriera që ke ushtruar. Në kriter pranimi duhet të jetë pjesëmarrës edhe shkolla e lartë dhe institutet.  Akademia ka të drejtën të thotë fjalën e fundit por  përzgjedhja e kandidatëve duhet të kalojë patjetër mbi kritere të rankuara, të indeksuara, dhe sa më shumë pjesëmarrje e gjerë.  Kush është anëtar academie në një akademi evropiane por me origjinë shqiptare, automatikisht bëhet anëtar i jashtëm i akademisë shqiptare. Dhe kjo bën psh që akademikët e Kosovës nëse e kanë këtë dëshirë, bëhen anëtarë të jashtëm. Në të gjitha anët shihet që bëhet një hapje akademike. Projektligji thotë që në komisionet e akademisë, mund të jenë anëtarë edhe joakademikët. Në këto plane nuk ka kufizim moshe. Është caktuar një kufizim moshe vetëm për pranimet e reja. Pas zgjedhjes sime jemi takuar me kryeministrin Edi Rama.  Është shumë e qartë se nuk ka pasur asnjëhëerë një konsensus paraprak për drejtimin kryesor të reformës me qeverinë. Akademisë dhe akademikëve iu duhet rikthyer vendi dhe statusi  që ju takon. Ajo asamble nuk mund të bëjë gjë të madhe nëse nuk krijon tani këto lidhje duke forcuar institutit. Pranë akademisë duhet të ketë qendra kërkim-studimi. Që nga biseda e parë me Ramën u përshëndet fakti që u gjet një zgjidhje conform standardeve kështu që qeveria do ndihmojë me të ardhurat."

 

Gjinushi: Do hiqen titujt akademikë që kanë indoktrinimin komunist

Nuk mund të kontrollohet një punim shkencor nga njerëz që nuk marrin vesh nga shkenca. Akademia e shkencave është organi më i lartë dhe më  neutral sepse në të janë anëtarë akademikë nga të gjitha fushat, të të gjitha fakulteteve. Nuk është Asambleja që shqyrton titujt. Nuk ngatërrohet asambleja më këtë, as kryesia e akademisë. Dhe prapë është propozim. Projektligji ende nuk ka kaluar hallkat e miratimit të mëtejshëm. Akademia e Shkencave është e gatshme dhe për atë që flitet që nëse ka tituj ose grada  të marrë në mënyrë të pamerituar gjykon këshilli i etikës. Varet nga shkalla e plagjiaturës, falsifikimit etj masat që ndërmerren. Fillon që nga masa disiplinore e më tej.

Zoti Gjinushi, një pjesë e doktoraturave janë marrë edhe gjatë sistemit komunist. Çfarë do të bëhet me këta? A është normale që këta t’i mbajnë këto grada dhe tituj?

Tani ka kaluar shumë kohë, duhet të jenë të paktë ata që mbajnë grada nga ajo kohë. Ky problem duhet të ishte parë që në fillim, që në vitet e para, çfarë bëhej me temat e ideologjizuara. Normalisht që ato duhet të anulohen, të zhvlerësohen.

 

Gjinushi: Si fitova të drejtën e studimit në Francë

Unë kam mbaruar në 1972 fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë. Mesataren e kisha 9.ca sepse ma prishte fiskultura, ndonjë gjuhë e huaj ose ndonjë lëndë sociale.

Si e fituat të drejtën e studimit për të shkuar me studime në Paris?

Shqipëria kishte kohë që ishte mbyllur. Franca ishte i vetëm që jepte bursa. Jepte kryesisht bursa për letërsi frënge, kulturë dhe gjuhë frënge. Por ofronte dhe disa bursa të tjera. Atëherë u gjykua që të conin për shkencat ekzakte. Në atë kohë matematika ka pësuar një revolucion. Franca ka qenë gjithmonë elitë për matematikën. Zgjodhën nga një student për cdo degë.

Pse pikërisht ju? A ndikoi pozita e prindërve tuaj?

Në matematikë nuk të ndihmojnë dot prindërit. Unë që nga klasa e pestë kam qenë vetëm i pari. Por jo i shkollës, as i klasës por i të gjithëve, sepse në atë kohë bëheshin olimpiada çdo muaj. Nuk thotë dot kurrkush që mund t’i kem zënë vendin.

Si ishin vitet e studimit në Paris?

Viti i parë ishte i vështirë. Matematika moderne kishte avancuar atje ndërkohë që këtu nuk njihej. Për ne ishte një e panjohur e madhe. Gjuhën frënge e njihja pak këtu por e mësova atje. Atje pashë që nuk isha më keq se të tjerët. Pastaj kuptova që isha më mirë se të tjerët.

Si ishte ajo  historia që nxorrët një formulë e cila mbante emrin tuaj?

Ajo histori ka pak legjendë sepse në matematikë do apo s’do,  do bësh një formulë në përfundim të studimeve e cila duhet të jetë tërësisht autentike e jotja.  Në atë moment teorema mori emrin Gjinushi por nuk besoj se ka vazhduar më tej.

EMISIONET