Në prag të sezonit veror, 1000 të rinj vullnetar pastrojnë Kepin e Rodonit

Në prag të sezonit veror, 1000 të rinj vullnetar pastrojnë

Rreth 1000 të rinj vullnetar së bashku me ministrin Blendi Klosi, dhe struktura të Durrësit kryen pastrimin e detit pranë kepit të Rodonit. Ministri i turizmit dhe mjedisit  tha se në prag të sezonit të ri veror, pastrimi do të shtrihet në të gjithë vendin, ku kërkoi dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve.

Në prag të nisjes së sezonit turistik, rreth 1000 të rinj vullnetarë  nisën pastrimin e bregdetit, pranë Kepit të Rodonit. Aksioni do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë ndaj ministri i turizmit dhe mjedisit, Blendi Klosi kërkoi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të japin kontributin e tyre.

Klosi: Do të jenë në një operacion pastrimi në të gjithë bregdetin shqiptar dhe shpresoj shumë që ky të jetë një operacion, që nuk do të bëhet vetëm nga forcat vullnetare, të eko mendjes apo të institucioneve shtetërore, por në të, të përfshihet gjithmonë e më shumë qeveria shqiptare. Lufta kundër pisllëkut, është lufta më e rëndësishme që ne kemi sot, në prag të sezonit të ri turistik.

I pranishëm në këtë aktivitet, prefekti i Durrësit vlerësoi këtë iniciativë dhe garantoi se aksionet do të vijojnë.

Nasto: Së shpejti, në kuadër të Task Forcës në qarkun e Durrësit do të ndërmarrim aksione të ndryshme. Do të fillojmë me plazhet, bregdetin, me rrugët, me urat, për të pasur një ambient sa më të pastër. Në mënyrë të veçantë do të shikojmë zbatimin e ligjit në plazhet e të gjithë territorit të qarkut të Durrësit.

Së bashku me aksionin e pastrimit të bregdetit, Klosi vijon dhe projektin e mbjelles së pemëve.

EMISIONET