Në plazh sipas shenjës së horoskopit

Në plazh sipas shenjës së horoskopit

Jemi në kulmin e stinës së verës dhe mund të jetë shumë zbavitëse të shohësh si sillen fqinjët në çaadrën ngjitur. Ka nga ata që ndihen si 'në shtëpi' në çadrën e tyre dhe ka nga ata që ndihen shumë në siklet sa herë që era ngre pak rërë.

Horoskopi dhe yjet na udhëzojnë si të sillemi në plazh dhe me pak kuriozitet na ndihmojnë të zbulojmë shenjën e horoskopit të njerëzve që na tërheqin vëmendjen.

DASHI - Ty, që je e e dashuruar me thjeshtësinë, nuk të shkon mendja që në plazh të marrësh çadrën me vete. Maksimumi, nëse vërtet dëshiron të rrish në hije, gjen diçka kur e ke afër, edhe duke paguar shtrenjtë.

Ti në plazh do të argëtohesh dhe të luash me miqtë e tu apo me sapo të njohur të cilët 'peshkohen' nga simpatia jote. Kur je në shoqëri të mirë, apo kur je duke flirtuar, harron edhe të hash!

DEMI - Ti dashuron komfortin dhe nuk je gati të heqësh dorë nga komoditeti as në plazh. Për këtë zgjedh vende të pajisura mirë: me çadra të cilësisë së mirë të vendosura në linjë të parë, pranë detit dhe shezlongë komodë tek të cilët mund të shtrihesh në çdo orë të ditës apo të mbrëmjes.

Kur afron ora e drekës, preferon të evitosh paninet e mara me vete dhe transferohesh në restorantin më të afërt për të shijuar një pjatë të mirë peshku apo një akullore.

BINJAKËT - Natyra jote e paqëndrueshme nuk parashikon orë të gjata në plazh. Pas disa orësh, apo pas bisedave me fqinjët e çadrës ngkitur, pasi ke ngrënë diçka tek kioska afër në shoqëri të dikujt që sapo e ke njohur, pasi ke notuar deri sa të arrish ndonjë varkë dhe pasi ke eksploruar me syzet e zhytjes fundin e detit, mërzitesh dhe nis të ankohesh që dielli po të djeg lëkurën apo për fëmijët e lumtur që vrapojnë dhe hedhin pak rërë në çadrën tënde.

GAFORRJA - Ti nuk mund të shkosh dot në plazh pa familjen tënde. Të pëlqen të shkosh në plazhe të lira, të zësh të paktën 3 ose 4 çadra, sipas numrit të familjarëve që ke marrë me vete. Nuk të bezdisin zhurmat e fqinjëve sepse zakonisht është grupi yt që bezdis të tjerët me zërat e lartë të fëmijëve apo radioja. Gjithsesi, ke zakonin e mirë të kërkosh falje, duke u ofruar fruta të freskëta apo duke i ftuar të luajnë me ju.

LUANI - Në plazh mund të njihesh nga kapelja, zakonisht shumë e dukshme. Të pëlqen të mbash objekte që japin idenë e detit dhe për këtë shpesh bën shëtitje të gjata për të mbledhur guacka që më pas t'i bësh varëse.

Në ndryshim me shumë të tjerë, je e aftë të kalosh shumë orë nën diell, si një hardhucë. Je ndër klientët më të mirë të shitësve ambulatorë që kanë tendencën të të shesin se s'bën diçka.

VIRGJËRESHA - Për ty organizimi është parësor në çdo situatë edhe për të shkuar në plazh. Nuk i lë asgjë në dorë rastësisë: çadrën e merr na shtëpia (kushton më pak) dhe e mirëmban më së miri. Ke çanta frigoriferike të madhësive të ndryshme për të transportuar ushqim, ujë dhe mjekime (sepse ti apo kushdo tjetër mund të pickohen nga insektet në plazh). Nuk kursehesh për kremin kundër diellit dhe ke tendencën të marrësh kremin me mbrojtjen më të lartë.

PESHORJA - Ti dallon shumë kollaj në plazh sepse hyn tek njerëzit që kujdesesh shumë të marrësh ngjyrë. Ke kremra trupi për çdo pjesë të trupit, në bazë të llojit të ngjyrës që do të marrësh. Kostumi i banjos duhet se s'bën të jetë koleksioni i fundit i markës më në zë të momentit. Shpreson gjithnjë të bësh n njohje të reja dhe për këtë nuk heq dorë nga stili.

Nëse do makiazhohesh, mos harro të përdorësh produkte kundër ujit!

AKREPI - Plazhet e mbipopulluara nuk bëjnë për ty edhe për faktin se ti nuk shkon në plazh për të bërë shoqëri të reja, por për t'u relaksuar dhe për t'u nxirë.

Zgjedh me rigorozitet plazhe ku nuk ka shumë fëmijë, ose fare.

Nuk duron dot ulërimat e tyre, edhe nëse bëhet fjalë për fëmijë që janë të afërm shumë me ty.

Nuk do të rrish me orë të tëra nën diell, përveç rasteve kur relaksohesh me dyshekun e ujit në breg duke shijuar valët e detit.

SHIGJETARI - Plazhi për ty është një nga vendet më të bukur që ekziston.

Të pëlqen të shkosh në plazhe të njohura për bukuritë e tyre dhe argëtohesh duke bërë gjimnastikë në ujë, kur noton gjatë, apo kur luan në rërë dhe voleiboll.

Nuk para ndodh të ankohesh dhe i mban të gjithë me bisedat e tua të gjata për aventurat në terren të panjohur për ty. Të pëlqen të rrish në plazh deri në mbrëmje vonë, për të shijuar perëndimin e diellit.

BRICJAPI - Nuk është e lehtë të të shohësh në plazh dhe me siguri nuk është në natyrën tënde të rrish në plazhe të mbushura me njerëz.

Preferon shëtitjet me varkë në shoqëri të njerëzve më të afërt. Kur e vendos, planifikon gjithçka në mënyrë perfekte, duke nisur që nga orari më i mirë për të dalë.

Nuk të intereson  shumë ngjyra që do marrësh në lëkurë dhe nuk duron dot 'dënglat' e fqinjëve në çadrat afër.

UJORI - Ashtu si në çdo aspekt tjetër të jetës edhe në plazh ti nuk njeh rregulla dhe sjellja jote mund të variojë në bazë të shoqërisë dhe humorit të mëngjesit. Mund të qëllojë të zgjedhësh plazhe me shumë njerëz, në të cilat mund të zësh shoqëri të re, apo plazhe të izoluara ku mund të shijosh qetësinë.

Kalon shumë kohë në ujë me maskën e ujit dhe argëtohesh duke fotografuar botën nënujore, të cilat më pas i poston në rrjetet sociale.

PESHQIT - Vizioni yt romantik i jetës përfshin një jetë plazhi përrallore.

Për ty nuk ka rëndësi sa vjeç je. Kur je në plazh, del në pah ana jote më fëminore.

Në këtë mënyrë, nuk bën gjë tjetër veçse tërheq vëmendjen e fëmijëve në çadrat ngjitur, për të cilët kthehesh një pikë referimi.

Deti është habitati yt natyror dhe preferon të notosh gjatë në vend që të rrish nën diellin përvëlues.

EMISIONET