Në pikëpyetje karriera e Loredanës pas akuzave për mashtrim

Në pikëpyetje karriera e Loredanës pas akuzave për mashtrim

Reperja zvicerane me origjinë shqiptare Loredana Zefi vijon të mbetet pas hekurave për akuzat e mashtrimit, por nuk dihet se çfarë do ndodhë me karrierën e saj.

Projekti i fundit muzikor "Romeo & Juliet" në duet me bashkëshortin Mozzik është transmetuar mbi 27 milionë herë në Spotify. Prokuroria Publike e Luzernit po heton mbi çështjen e saj, ndërkohë që në rrjetet sociale vërshojnë komentet negative në lidhje me sjelljen e Loredanës.

Menaxherja muzikore Oli Rosa ka dhënë mendimin e saj në lidhje me karrierën e Loredanës në rast se akuzat vërtetohen.

"Loredana jeton në një ambient ku energjia kriminale është gjë e mirë dhe shton besueshmërinë e fansave. Por në rastin aktual, nëse vërtetohet, do të shkaktojë neveri tek audienca. Kjo nuk është një gjë interesante, je apo nuk je repere gangsta, dhe kjo do ta lëndojë shumë nëse dënohet", tha Oli Rosa.

Ndërkohë, në korrik Loredana dhe burri i saj Mozzik janë ftuar për të interpretuar në Openair Frauenfeld (festivali muzikor më i madh në ambient të hapur në Zvicër dhe festivali i hip-hopit më i madh në Europë).

"Openair Frauenfeld nuk mund të komentojë mbi rastin e tanishëm ligjor të artistes Loredana të rezervuar për programin e Festivalit 2019: nga njëra anë, është padyshim një proces i vazhdueshëm dhe në anën tjetër historia private e artistes", thuhet në një deklaratë me shkrim nga organizatorët.

Ata shtuan se do të reagojnë sërish pasi të merret një vendim në lidhje me çështjen e Loredanës.

Lexoni më shumë: Arrestohet Loredana Zefi, ja për çfarë akuzohet

Akuza të reja dalin në dritë për Loredana Zefin: Më vodhi kartën e kreditit dhe ...

EMISIONET