Në nevojë për sulmues, Chelsea hedh sytë nga Benteke

Në nevojë për sulmues, Chelsea hedh sytë nga Benteke

Me Alvaro Morata që është larg pritshmërive të fillim sezonit dhe me Michy Batshuayi që nuk po bind, kampionët në fuqi të Chelsea janë hedhur në sulm për të firmosur me një sulmues të ri.

Emri që pëlqehet shumë në kampin e bluvë është gjigandi i sulmit të Crystale Palace, Christian Benteke.

Sipas "Daily Mail" Chelsea po mendon ta marr sulmuesin në formë huazimi, por për Palace, Benteke do të largohet  nga "Selhurst Park" vetëm përmes shitjes përfundimtare.

Këtë sezon, Chelsea nuk po kalon një formë të mirë, me blutë që momentalisht mbajnë vendin e katërt me 47 pikë, 15 nga kryesuesit e Manchester City-t.

EMISIONET