Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me përgatitjen e zgjedhjeve, pavarësisht bojkotit nga ana e PD-së dhe LSI-së si dhe me mungesën e ndryshimeve të reja në Kodin Zgjedhor. KQZ ka konstituuar 16 KZAZ në Tiranë dhe 8 në Durrës, ku në mungesw  të anëtarëve të opozitës janë vendosur nga shoqëria civile.

Përveç 16 Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve në kryeqytet janë konstituuar edhe 8 në Qarkun e Durrësit. KQZ vijon të përgatisë punën për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, pavarësisht se PD dhe LSI nuk kanë dërguar listën me komisionerë. Emrave të paraqitur prej mazhoranca qeverisëse tashmë i është bashkuar edhe personeli jopolitik.

Skënderi: KQZ nëpërmjet një procedure transparente ka vendosur që të emërojë anëtarë kryesisht, është bërë një thirrje publike për anëtarë kryesisht nga shoqëria civile.

90 është numri i KZAZ-ve në të gjithë Shqipërinë, me nga 7 anëtarë secili ku në komisionet me numër tek kryetari i takon opozitës, ndërsa në ato çifte PS.

/Ora News.tv/