Në mesin e debatit për vettingun, Balla ngre Parlamentin në këmbë

Në mesin e debatit për vettingun, Balla ngre Parlamentin në

Gjatë replikës me kryetarin e Partisë Demokratike për vettingun në politikë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në mes të fjalës së tij, u kërkoi kolegëve të mbanin një minutë heshtje për mësuesen nga Devolli, Luiza Dule.

Balla: Për t'u kthyer tek shqiptarët, unë do të doja ta ndërprisja sado pak fjalën time dhe t'i kërkoja Kuvendit të mbanim një minutë heshtje për mësuesen e nderuar Luiza Dule, që sot nuk jeton më por që humbi jetën duke shkuar për të kryer detyrën më të shenjtë, atë të mësuesit. 

Mësuesja 48 vjeçare humbi jetën dy ditë më parë teksa shkonte për në punë në një fshat malor të quajtur Arrës, pasi fuoristrada u përmbys.

EMISIONET