Në mes të egërsirave

Një grup turistësh të tmerruar dëshmuan sesi një tufë luanësh të uritësh vranë egërsisht një buall.

Në një video të realizuar në Parkun Kombëtar të Kruger në Afrikën e Jugut, shihen 7 mace të mëdha që i vërsulen buallit, që rënkonte dhe tentonte të arratisej.

Ai përdor brirët e tij në përpjekje për të trembur grabitqarët. 

Por pa sukses, luanët fituan betejën.

Turistët filmuan momentin ndërsa qëndronin në makinë.


EMISIONET