Në Maqedoni më të besueshëm janë të zhvaturit se politikanët!

Në Maqedoni më të besueshëm janë të zhvaturit se

Është e çuditshme por ke përshtypjen se mediat shqiptare janë të pandjeshme ndaj plaçkitësve të Maqedonisë. Pra, ato sillen thuajse ‘zhvatësit’ dhe hajdutët maqedonas nuk e plaçkitin edhe pronën e taksapaguesve shqiptarë, por vetëm atë të popullit maqedonas, se veprimtaria e tyre kriminale nuk bënë pjesë në interesin publik shqiptarë!?

Këtë e dëshmon edhe afera ‘Zhvatja’ për të cilën portalet maqedonase “Infomaks” dhe më pas edhe media të tjera elektronike, pretendonin se Kamçev gjatë dëshmisë i ka inkriminuar si pjesëmarrës edhe Kryeministrin e Maqedonisë, Ministren e Mbrojtjes, Ministrin e Jashtëm, një deputete të LSDM-së si dhe zyrtarë të tjerë, gjë të cilën ata e kanë mohuar, e për çka mediat në gjuhën shqipe kryesisht heshtën.

Unë me asgjë nuk mund ta dëshmojë sa janë të përfshirë në këtë aferë burrështetas dhe funksionarë të lartë partiak, por askush nuk mund të ma mohoj të drejtën të dyshoj, posaçërisht kur e di se s’ka fëmijë, e le më gazetarë të këtij vendi, të mos ketë dëgjuar për pushtetarë, apo për familjarë të tyre, që kanë miqësi të ngushtë me ‘boki trediqët’ dhe kriminelët e ‘mëhallëve’ tona.

Do doja të dilte një shqiptar i moshës madhore dhe të pohonte se kurrë nuk ka dëgjuar me veshët e tij si ‘hajdutë tanë të pulave të fshatit’, apo kriminelë dhe ‘shitës’ të vendeve të punës, pa e fshehur, me burrat e deputeteve, me funksionarë të lartë të partive në pushtet, me kryetarë komunash, si dhe me burrështetas, komunikojnë aq hapur e ‘kriminalçe’, sa ne nuk do guxonim të bisedonim as me kushërinjtë tanë.

Andaj e them hapur se u takoj atyre që më shumë u besojnë të ‘zhvaturve’, e jo burrështetasve që të shikojnë në sy edhe kur të gënjejnë. Pra edhe pse e di se partitë politike nuk janë as ‘akademi shkencash’, as ‘lidhje të të moralshmëve dhe filozofëve’, prej moti e jetojë habinë se si u ndërtuaka shtet nëpërmjet lidhjeve miqësore mes kriminelëve dhe politikanëve!?"

EMISIONET