Në Lushnje po ndërtohet qendra më e madhe e grumbullimit te fruta-perimeve ne rajon

Në Lushnje po ndërtohet qendra më e madhe e grumbullimit te

Në Lushnje po ndërtohet qendra më e madhe e grumbullimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe eksportit të fruta- perimeve dhe agrumeve në rajon. 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi vizitoi kantierin të cilin e konsideroi një investim strategjik  për sektorin bujqësor.

Janë 8 milionë euro që do të investohen në këtë qendër. Ministri Çuçi vuri theksin tek rëndësia që kanë pikat e grumbullimit si një hallkë e domosdoshme për të rritur eksportet dhe rrjedhimisht për të krijuar më tepër të ardhura për fermerët.

Bledi Çuçi: Qe te rrisim prodhimin bujqesor shqiptar duhet të fokusohemi tek serat dhe pikat e grumbullimit.   

Qendra e grumbullimit që po ndërtohet do të ketë 33 dhoma frigoriferike dhe magazina për prodhimet bujqësore, me ruajtje dinamike të produktit deri në 2 vjet. 

Në mënyrë indirekte ky investim i ri pritet të krijojë mbi 6 mijë vende pune pasi ndodhet në një pozicion strategjik, ku kryqëzohen tre zonat që kanë më shumë prodhime bujqësore në vend; Lushnja, Fieri dhe Berati. Punimet parashikohet të përfundojnë pas 18 muajsh. 

EMISIONET