Vendimi i Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakaj si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme nxiti reagimet në Kosovë.

Gazetari Baton Haxhiu në një letër publike kundërshtoi vendimin e Metës dhe duke iu drejtuar në vetë të parë ai shkruan:

Ashtu sikurse jeni edhe ju në dijeni pasi tashmë keni mbaruar çdo hetim të mundshëm ndaj tij, Genti është prej personaliteteve pa manipulime në edukim dhe pa afera korruptive në karrierë. Ai thjesht është një djalë i pastër, me mendje të kthjellët dhe ideale të larta dhe, pa asnjë diskutim, më i përgatitur se kushdo në të njëjtën pozitë para tij. Roli yt, Ilir, është thjesht ceremonial.  Në rast se do të shfrytëzosh zbrazëtitë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë për llogari ditore politike dhe i ndikuar nga vala e paparë e thashethemeve të ditëve të fundit, Ilir, jo vetëm që nuk do të mundësoni emërimin në detyrë të një njeriu që përfaqëson shpresë në shoqëri dhe sjell dije në institucione, por, në fakt, do të vulosni ndarjen e thellë institucionale midis Kosovës dhe Shqipërisë. Midis shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në fund i shkruan: Ilir! Dëgjoje mirë çka po të thotë Batoni: Po gabon shumë dhe mos shko ma tutjeshëm në këtë gabim historik!”.

 Deputeti i Vetevendosjes përgëzon Metën për mosdekretimin.   Rexhep Selimi thotë se Meta nuk duhej të dekretonte as Bora Shahinin si ministre Arsimit.

" E pergezoj Presidentin shqiptar Ilir Meta per mos dekretimin e kandidatit per Minister te Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise. Presidenti do te duhej ta refuzonte edhe te emeruaren per Ministre te Arsimit. Jo sepse ata jane nga Kosova, perkundrazi, por per arsyen se Kosova ka figura te shquara me dinjitet qe do ta vazhdonin traditen e ministrave nga Kosova ne Qeverine shqiptare qe nga Hasan Prishtina e ketej. Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova ne Qeverine e Shqiperise e tash i derguari i Batonit, apo edhe me keq! A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesen e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit per Ministre te Arsimit? Sa mire qe nuk eshte me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Rames nga e njejta dore. Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kerkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; nga Prekazi Murat Jashari, per shembull!

Edhe Berat Buzhala e cilëson të duhur vendimin e presidentit.

"Fatkeqesia, e per kete me vjen shume keq, eshte qe Genti u perdore nga Rama, ndoshta edhe nga Batoni, per qerim hesapesh te brendshme. Kane mendu, qe duke e propozu nje djale nga Kosova per kreun e diplomacise, do te perfitojne nga simpatia patriotike. Mirepo me kerku meshire ne raste te ketilla eshte naivitet. Gentin nuk e ka propozu populli i Kosoves, ne nje referendum, per Minister te Puneve te Jashtme. Gentin, po besoj, e ka propozu Batoni. Prandaj Edi Rama mundet me i kerku falje vec Batonit."

 

 
 

/Ora News.tv/