Në kërkim për vjedhje, arrestohet i riu në Pogradec

Në kërkim për vjedhje, arrestohet i riu në Pogradec

Një 25-vjeçar është arrestuar në Pogradec, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qytet.

Në pranga ka rënë D.R, banues në Pogradec. Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Pogradec, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 16.04.2019, në lagjen nr 4, ku ky shtetas ka vjedhur një televizor në banesën e shtetases V.M.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, shtetasit të mësipërm iu dokumentua autorësia me prova ligjore edhe për 3 vjedhje të tjera të ndodhura në datën 18.05.2019, ku 25 vjeçari ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.K., si edhe ka vjedhur disa orendi e materiale të ndryshme në një pallat dhe në një kopësht fëmijësh, në lagjen nr 2 në Pogradec.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

EMISIONET