Arrestohet biznesmeni i dënuar me 8 vjet burg për trafik droge

Arrestohet biznesmeni i dënuar me 8 vjet burg për trafik droge

Një 53-vjeçar i dënuar me 8 vjet burg për trafik narkotikësh është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në pranga ka rënë biznesmeni Arben Xibri, i cili ishte në kërkim prej 2016.

"Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 283/a/2-22 i Kodit Penal" thotë policia.

Xibri akuzohet për një tentativë trafiku droge me 24 shtator 2016, ku policia sekuestroi 130 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, në një kamion në portin e Durrësit.

Drejtuesi i tij shtetasi Edmond Xhaja, 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, u ndalua nga policia.

Kamioni ishte pronë e kompanisë së konfeksioneve në pronësi të Xibrit. Sipas policisë droga ishte e mbështjellë në 100 pako dhe ishte fshehur në brendësi të një dërgesë me konfeksione që do të eksportoheshin në Itali.

EMISIONET