Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në një zonë pyjore në Janinë pasi janë kapur me një sasi prej 30 kg kanabis.

Shtestasit shqiptar të moshën 20 dhe 35 vjeç janë  arrestuar dje (8 shkurt) me akuzën e importit, transportit dhe posedimin të drogës me qëllim të trafikimit dhe hyrjes ilegale në Greqi.

Ata u kapën me katër çanta udhëtimi që brenda kishin 23 pako me drogë.

Dy shqiptarët, identieti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u përpoqën që të arratiseshin përmes një lumi, duke hedhur çantat e tyre të drogës, por u kapën nga policia greke.

Policia ka sekuestruar drogën dhe një celular.

Të arrestuarit do ti dërgohen Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Janinës, ndërsa hetimi paraprak do të kryhet nga Departamenti për Zbatimin e Drogës në Departamentin e Sigurisë të Janinës.

 

/Ora News.tv/