Në Japoni për të luajtur me Iniestën, Villa: Gjithçka më e lehtë me atë në fushë

Në Japoni për të luajtur me Iniestën, Villa: Gjithçka

Ish-sulmuesi i Barcelonës, David Villa është futbollisti më i ri i Vissel Kobe, me spanjollin që gjeti te skuadra japoneze edhe ish-shokun e tij te katalanasit e kombëtarja spanjolle, Andres Iniesta.

Mesfushori duket se ka qënë edhe shkaku që Villa ka zgjedhur pikërisht Kobe për të vijuar karrierën e tij. Sulmuesi 37-vjeçar, pas përfundimit të sesionit të tij të parë të trajnimit me kolegët e rinj, nuk e ka fshehur gëzimin të tij që të kthehen së bashku me Iniesta:

"Gjithçka është shumë më e lehtë kur ke një lojtar si Andres pas teje. Jam i kënaqur që jam kthyer të luaj së bashku me të. Andres është lojtari i cili më dha gëzimin më të madh në një fushë futbolli, falë golit të tij ",-përmendi Villa, duke iu referuar goditjes fituese në Kupën e Botës 2010, ku Iniesta realizoi golin e vetëm përballë Holandës.

Villa do të jetë së bashku me një tjetër kampion bote, sulmuesin gjerman Lukas Podolski. Vissel Kobe e fillon sezonin e ri më 22 shkurt kundër Cerezo Osaka, aty ku "tredhëmbëshi" do të tentoj të marrë maksimumin.

EMISIONET