Me kokefortesi po cenohet sovraniteti e imazhi i yne kombetar, perspektiva e jone europiane, sikur te ishim nje “Republike Bananesh”.

Vazhdojne te valviten flamujt gjigand kineze ne pozicionin me prezantues te Shqiperise, aty ku paraqitet sovraniteti e “fytyra” e jone, ne hyrje- dalje te Rinasit.

Pra ky nuk eshte thiesht nje “lapsus”, por eshte nje strategji e qarte Rilindase, qe cenon sovranitetin, interesat tona kombetare, te ardhmen tone perendimore.

Eshte edhe nje mesazh sfide dhe arrogance ndaj Brukselit e Washingtonit, kerkesave e politikave te tyre strategjike.

Eshte nje kundervenie ndaj partnereve tane te rendesishem, duke filluar nga Gjermania.

Aty ku duhet te valviteshin vetem flamuri i yne kombetar me ate te BE, rregull absolut ky jo thjesht dinjiteti, qendron si ne kohen e Enver-Maos flamuri kinez, gje qe ka ngjallur habi dhe indinjate edhe te partneret tane.

“Shtetaret”, deputetet, drejtuesit e Ministrise se Jashteme, te Transpoteve, te Protokollit te Shtetit e institucioneve te tjera pergjegjese qe heshtin, a nuk e shikojne kete palacollek, apo kalojne vetem nga VIP-i!?

Fotot jane te sotme.

/Ora News.tv/