Në gjurmët e kurës kundër virusit HIV

Në gjurmët e kurës kundër virusit HIV

Studiuesit kanë arritur të zbulojnë një mjekim i cili parandalon transmetimin e virusit HIV mes partnerëve. Nëse terapisë do i nënshtroheshin të gjithë pacientët e infektuar, infeksioni vdekjeprurës do të zhdukej tërësisht. Virusi vdekjeprurës u ka marrë jetën mbi 35 milionë personave në botë që kur u diktua 40 vite më parë, ndërsa në Shqipëri rasti i të diagnostikuarve me sëmundjen ka arritur mbi 1,200 nga vitet '90.

Shkencëtarët mund të kenë zbuluar një kurë e cila shpresohet se do i japë fund pandemisë së sidës në botë.

Një studim tetëvjeçar me 1 mijë çifte homoseksuale në të gjithë Europën ka provuar se pas marrjes së një mjekimi të posaçëm që lufton retroviruset si ai i HIV-it, asnjëri nga partnerët e infektuar nuk arriti t'ia transmetojë mikroorganizmat shkatërrues partnerit tjetër të pastër.

Profesorja Alison Roxhers e Universitetit të Londrës, e cila është bashkautorja e artikullit të botuar në revistën mjekësore Lanset, tha se transmetimi i virusit HIV duhet konsideruar tanimë i parandalueshëm.

Sipas saj, më shumë punë mbetet për t'u bërë me stigmat apo diskriminimet me të cilat pacientët me sida përballen në jetën e tyre të përditshme.

Që prej fillimit të pandemisë së Sidës në vitet '80, në të gjithë botën janë diagnostikuar me sidë rreth 77 milionë persona, dhe thuajse gjysma e tyre e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Në Shqipëri, që prej diagnostimit të parë të sidës në fillim vitet '90, mësohet se me sëmundjen ngjitëse janë ndeshur mbi 1,200 persona, nga të cilët 90 raste janë raportuar vetëm vitin e kaluar.

HIV/SIDA në vend është e përhapur më së shumti në zonat më të urbanizuara, kryesisht në qytetet Tiranë, Lezhë dhe Vlorë, ndërsa problem për autoritetet mbetet transmetimi i virusit nga nëna te të përsolindurit.

EMISIONET