Një ditë pasi Ora News dha alarmin se banorëvë të Hoxharës në Fier po u ngrodh gjëja e gjallë nga mungesa e bazës ushqimore dhe medikamenteve, situata është përkeqësuar. Vetëm një fermer ka humbur 25 kokë dele në 24 orë, ndërsa thotë se i rrezikohet e gjithë kopeja prej 400 krerësh. Shpresa e vetme për ta është nisja e shpërndarjes së ndihmave të mbërritura nga Kosova.

Një ditë pasi Ora News solli thirrjen SOS të banorëve të Fierit për gjënë e gjallë që po u ngordh nga mungesa e ushqimit dhe medikamenteve, situata po përkeqësohet.

Vetëm Sefedin Gogaj, pronar i një tufe me 400 kokë dele, thotë se në 24 orët e fundit ka humbur 25 kokë bagëti

Gogaj: Ngordhja nga mbrëmë në darkë dhe deri sot janë 5 qengja të vegjël, plus ata që kam groposur. Kërkojmë strehim, kërkojmë çadra siç na kanë premtuar dhe nuk ka ardhur njeri.


Ai kërkon ndihmë të menjëhershme nga autoritetet e shtetit pasi rrezikon që në pak ditë të humbasë të gjithë kopene.

Gogaj: Nëse vazhdohet kështu për një javë këtu nuk ka asnjë qengj.

Me të njëjtin rrezik vijojnë të përballen edhe rreth 400 familjet e tjera të Hoxharës, të cilët vijojnë të denoncojnë mungesën e mbështetjes dhe ndihmës nga shteti.

Gogaj: Na ka thënë Shemsi Prençi, gati katër ditë që ka premtuar se do të vinë çadrat dhe ushqimi dhe nuk ka ardhur asgjë.


Ashtu si ditën e mërkurë, kur Ora News dha alarmin për situatën në Hoxharë, banorët atje kërkojnë vetëm ushqim për kafshët mbi bazën e të cilave kanë ndërtuar ekonomitë e brishta familjare.

Gogaj: Asnjë tokë nuk është që të vete 1 metër katrorë, si mua është gjithë fshati këtu, gjithë Hoxhara që ka blegtori. Kërkoj ndihmë, nuk kërkoj bukë për vete.

Banorët po i groposin vetë kafshët e ngordhura por ekziston rresiku i ndonjë epidemie pasi askush nuk ka marrë përsipër dezinfektimin e zonës.

Banori: “Kanë ngodhur dhenë, qengja dhe janë të sëmura, i ka zënë dizenteria”.


Pak ditë më parë Ora News solli zërin e ekspertëve të cilët kërkuan vëmendje për ndonjë prag epidemie nga ngordhja e kafshëve.

Të vetmit që iu përgjigjën apelit të tyre ishte Kosova, e cila për zonat e përmbytura solli 12 kamionë me bazë ushqimore për kafshët.


Për Ora News banorët e Hoxharës në Fier shpreheshin se nuk donin sheqer e oriz, por ushqim për bagëtitë

Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE

/Ora News.tv/