Disa nga klerikët më të mëdhenj të kishës katolike romake që kanë sulmuar zhurmërisht homoseksualitetin, janë vetë homoseksualë.

Ky është përfundimi ose (pretendimi) në të cilin ka arritur gazetari dhe autori francez i librit “ In the closet of the Vatikan”, “ Në dollapin e Vatikanit”,  që pritet të publikohet të mërkurën e ardhshme në 8 gjuhë të huaja dhe që do të shpërndahet në 20 vende.

“Tetedhjetë % e priftërinje që punojnë në Vatikan janë homoseksual, edhe pse jo domosdoshërisht seksualisht aktiv, “ thuhet në librin me 570 faqe.

Sipas botuesit britanik Bloomsbury, libri për të cilin autorit francez Frederic Martel iu deshën 4 vite studime, është një tregim befasues i korrupsionit dhe hiprokrizisë në zemër të Vatikanit.

Publikimi i librit përkon me ditën e hapjes së një konference 4 ditore që do të mbahet në Vatikan për abuzimin seksual, ku janë thirrur peshkopë nga e mbarë bota.

Sipas një raporti në  websitin katolik  “The Tablet”, gjatë studimit për librin, Martel ish këshilltar i qeverisë franceze, ka zhvilluar 1500 intervista, duke përfshirë 41 kardinalë, 52 peshkopë dhe monsinjor, 45 zyrtarë diplomatik, 11 roje zviceriane dhe më shumë se 200 priftërinj dhe seminarist.

Sipas materialit promovues të Bloomsbury, brenda librit zbulohen sekrete rreth beqarisë, misogjinisë, dhe komploteve kundër Papa Françeskut.

Ati i Shenjtë gjatë muajve të fundit është kritikuar për tonin e tij të butë ndaj homoseksualëve.

/Ora News.tv/