Në Crotone vendos Hamshik, Napoli "shpallet" kampione e dimrit

Në Crotone vendos Hamshik, Napoli "shpallet" kampione e dimrit

Numri 17, dhe minuta e 17-të i kanë dhënë 3 pikëshin e radhës Napolit që  e mbyllën në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2017-të.

Të besuarve të Maurisio Sarri i ka mjaftuar goli i kapitenit Marek Hamshik në pjesën e parë për t'i dhënë fitoren e 3-të radhazi Napolit dhe "titullin" si kampion i dimrit.

Si për ironi të fatit, goli i Hamshik erdhi në minutën e 17-të, numër që sllovaku mban në shpinë.

Me këtë fitore Napoli e mbyll në krye të Seria A vitin 2017, +4 pikë nga Juventus që luan nesër në 20:45 në Verona kundër Hellas, ndërsa Crotone mbetet në zonën e ftohtë të klasifikimit me 15 pikë pas 19 javësh kampionat.

EMISIONET