Fshati Bugarach në jug të Francës ka pritur qindra vizitorë, turistë, apo edhe nga ata që besonin vërtet në fundit e botës, për të gjetur një strehë shpëtimi pas zërave se do të ishte i vetmi vend që apokalipsi do ta kursente. Shumë banorë vendas janë shprehur skeptikë për këtë por ata thonë se kjo ngjarje të paktën dha një rezultat të mirë për fshatin, pasi u bë i njohur në të gjithë botën. "Kjo është absolutisht surreale, historia më e keqe që mund të thuhet. Por përveç kësaj, ne kemi një mal me një histori të vërtetë dhe ne kemi  zbuluar nga mediat, sidomos ruse apo japoneze, dhe shumë njerëz anë kërkuar të vijnë e të kuptojmë se çfarë ndodh në këtë mal ", tha një banor vendas. Origjina e imunitetit të supozuar të Bugarach janë të paqarta, edhe pse zona ka qenë një legjendë për shekuj me radhë. Por të premten shumë njerëz kanë mbërritur në francë, që shpresojnë të gjejnë një fat ndryshe nga ai që flitej nga interpretimet e kalentarit maja për apokalispsin. Si një masë paraprake  autoritetet kanë marrë masa të forta sigurie dhe kanë mbyllur të gjitha rrugët që të çojnë në malin e supozuar se fshiheshin alienët. Shumë gazetarë që shpresonin të kapin ndonjë histori interesante janë në të këtë fshat të Francës që deri më dje ishte i panjohur. E ndërsa në shumë vende të botës data 21 erdhi, tani mbetet për tu parë nëse këta njerëz që kanë zgjerdhur fshatin Bugarach, do ti shpëtojnë këtij fundi të  krijuar.

/Ora News.tv/