Një 38 vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët në Garbagnate të Italisë. Edhe pse ishte nën arrest shtëpiak për trafikim, ai e vazhdoi aktivitetin e paligjshëm nga shtëpia.

Policia lokale u informua nga banorët vendas se shqiptari kishte vazhdimisht vizita nga njerëz të rinj dhe të panjohur që shkonin në shtëpinë e tij.

Të martën, nisën vëzhgimet.

Kërkimet në apartamentin e shqiptarit kanë zbuluar 167 gram kokainë, një peshore, materiale për paketimin e dozave dhe një shumë prej 2,216 € para cash, të përfituara nga shitja e drogës.

Shqiptari u arrestua duke u dërguar në burg.

/Ora News.tv/