Në Angli janë të bindur, Hysaj do transferohet tek Manchester United

Në Angli janë të bindur, Hysaj do transferohet tek Manchester

Me Napolin që dështoi të fitojë titullin në Itali, e ardhmja e trajnerit të jugorëve, Maurizio Sarri duket se është drejt largimit.

Por së bashku me të, Napolin mund ta lërë edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj.

Vetëm pak ditë më parë u fol se Hysaj mund të kalonte në Francë tek PSG, por tashmë në Angli janë të bindur se mbrojtësi shqiptar do të transferohet te Manchester United.

Siç shkruan “The Sun” Jose Mourinho është i gatshëm të paguajë klauzolën e shkodranit, prej 44 milionë paund tek arkat e Napolit.

Transferimi i Hysaj në "Old Trafford" do të detyronte Matteo Darmian t’i bashkohet Juventusin që është prej kohësh në gjurmët e tij.

Për shërbimet e Hysaj ka pasur interes dhe nga Chelsea.

EMISIONET