Në 6 muajt e parë të 2018, Beratin e kanë vizituar 57 mije turistë

Në 6 muajt e parë të 2018, Beratin e kanë vizituar 57 mije

Nga janari në qershor Beratin e kanë vizituar 57 mijë turistë, një shifer kjo shumë e lartë krahasuar me një vit më parë. I ftuar në "Tonight Ilva Tare" Eugen Kallfani, Drejtor i Drejtorisë Kulturore Kombëtare të Beratit  tha se turistët që vizitojnë Beratin janë të kombësive të ndryshme.

Ilva Tare: Po më thoje që ka numër surprizues për ju, nga janari deri tani sa janë?

Eugen Kallfani: Këtë vit ka rreth 57 mijë vizitore nga janari deri në qershor. Po ta krahasojmë me vitin e kaluar janar-dhjetor 2017 e kemi mbyllur me 74 mijë. Kështu që vetëm 6 mujori ka kapur shifrën 57 mijë.

Ilva Tare: Po çfarë është ky shpërthim turistësh, çfarë ka ndodhur ?

Eugen Kallfani: Në fakt është si rrjedhojë e shumë faktorëve.

Ilva Tare: Kemi një ndarje kombësish tëe turistëve?

Eugen Kallfani: Turistët që vizitojnë sitin e Beratit janë të kombësive të ndryshme, francezë italianë, polakë, gjermanë, holandezë, suedezë, amerikanë…

Ilva Tare: Po turistë shqiptarë ka?

Eugen Kallfani: Kemi shumë kosovarë, kemi edhe turizëm lokal. Nga Tirana dhe vende të tjera preferojnë ta kalojnë fundjavën në Berat. 


EMISIONET