Një raport i fundit i OBSH tregon se në botë mesatarisht në çdo 40 sekonda, një person i jep fund vetes duke u vetëvrarë. Në Shqipëri statistikat e një viti më parë treguan se 197 persona u vetëflijuan dhe një ndër shkaqet është depresioni.

Një  person në cdo 40 sekonda vret veten në botë. OBSH në raportin e fundit përsa i takon depresionit dhe vetëvrasjeve vlerëson se 800 mijë njerëz vdesin çdo vit, ose e thënë ndryshe 3000 çdo ditë.

Në Shqipëri, të dhënat zyrtare të policisë së shtetit për vitin 2017 treguan se 197 u vetëvranë.

Në diskutimin përse janë këto statisitika në rritje të këtij fenomomeni global, psikologët e lidhin ngushtë aktin me depresionin.

Eneida Frashëri: Nëse i referohemi vetëvrasjes, në fakt sot kjo quhet si një epidemi e heshtur. Viktimat që po shkakton janë gjithmonë e në rritje. Statistikat tregojnë se 90% e personave të cilët kryejnë vetëvrasje janë persona të diagnostikuar me depresion kështu që depresioni mendohet të jetë shkaku primar që çon drejt vetëvrasjes.

Psikologia dhe pedagogia e Psikologjisë, Eneida Frashëri, thotë se personat që kanë problem të shëndetit mendor e kanë të vështirë dhe vetëstigmatizohen, ndaj dhe nuk trajtohen nga ana klinike.

Eneida Frashëri: Personat kanë nevojë për ti kuptuar jo për ti gjykuar dhe vlerësuar. Referuar eksperiencës, personat që vinë referojnë faktin që nuk kuptohen dhe nuk guxojnë të flasin për këtë temë dhe detyrohen të bëjnë një dyzim të vetes. Vetja që duhet të jenë përballë të tjerëve, të jenë bashkëshorti apo bashkëshortja e suksesshme, e kujdeshme në familje, në punë. Ndërkohë që ata brenda vetes janë të dëshpëruar, janë të trishtuar.

Nuk ka receta lumturie apo përjetime ndryshe të dhimbjes por psikologët rekomandojnë të merreni sa më shumë me veten dhe pasionet tuaja.

Eneida Frashëri: Koha e të qënit me veten.Të jesh në depresion do të thotë të jesh i trishtuar edhe kur nuk ke asnjë arsye për të qenë i tillë. Kështu e para duhet të jetë koha e shpenzuar me veten, nga kjo duhet ta fillojmë.

Pavarësisht se është e vështirë të përcaktohet shifra e saktë, vetëvrasja mbetet një humbje tragjike e jetës.

Ndaj ekspertët, psikologët dhe mjekët psikatër sugjerojnë familjarët të tregohen të kujdeshëm ndaj simptomave që mund të shfaqin anëtarët e tyre, duke bërë vlerësimin e gjendjes të shëndetit mendor.

/Ora News.tv/