Deri në vitin 2025, Shqipëria mendohet se do të jetë në një fazë të avancuar të negociatave me BE-në, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi do të jenë gati për antarësim. Diçka e tillë është mundur të zbulohet nga portali EU Observer, i cili ka zbardhur një pjesë të strategjisë së Brukelit për vendet ballkanike. Raporti i plotë mbi këtë çështje, do të publikohet më datë 6 shkurt.

Në projeksionin e Bashkimit Europian, deri në vitin 2025 Shqipëria mendohet se do të jetë në një stad të avancuar të negociatave, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi me shumë mundësi do të jenë gati për t’u antarësuar në bllokun e kontinentit të vjetër. Diçka e tillë është mundur të zbulohet nga portali EU Observer, ndërsa lajmi vlerësohet si pozitiv, pasi Brukseli po shprehet në mënyrë konkrete mbi afatet. Gjithashtu, materiali që pritet të prezantohet i plotë përbën një ndryshim të qasjes që është artikulua më herët nga Presidenti i Komisionit, Zhan Klod Junker, i cili u shpreh se nuk shihte mudnësi zgjerimi për bllokun brenda një afati të afërt.

Komisioni Europian pritet që më datë gjashtë Shkurt të prezantojë një draft që ka të bëjë me strategjinë që do të ndiqet mbi perspektivën e vendeve ballkanike. Aktualisht, Serbia dhe Mali i Zi ndodhen në një fazë më të avancuar se pjesa tjetër e rajonit. Ndërkaq, Shqipëria mbetet shrpesëplotë për të marrë rekomandimin mbi çeljen e negociatave gjatë këtij viti. Disi më e komplikuar duket situatë për Maqedoninë, e cilë duhet me patjetër të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë. 

Bosnja nga ana tjetër po bën çmos që të listohet si kandidate, ndërsa Kosova po përgatitet që të dorëzojë zyrtarisht dokumentin ku paraqitet aspirata për të qënë pjesë e bllokut. Në gjashtë mujorin e parë të vitit, Ballkani ka një tjetër favorizim pasi Presidenca rotacionale e Këshillit të BE-së do të drejtohet nga Bullgaria. Qeveria e Sofies e ka listuar si prioritet avancimin e integrimit të vendeve ballkanike, ndërsa pritet edhe mbajtja e një samiti me lideret rajonale dhe ata të BE-së.

/Ora News.tv/