Sigal Uniqa Group ka festuar 20 vjetorin e themelimit në një ceremoni të posaçme ku morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik si dhe personalitete të vendit.

Drejtori i përgjithshëm i Sigal në Shqipëri Avni Ponari tha se në këto dy dekada, SIGAL është bërë kompania kryesore e sigurimit të jetës dhe jo vetëm për miliona klientë.

Ponari: Ka qenë një rrugëtim i gjatë, i lodhshëm me shumë sfida, por edhe i bukur kur e shikon sesa shumë besim u kemi dhënë shqiptarëve në Ballkan dhe këtë e vërteton edhe prania juaj sonte këtu.

Në këtë 20 vjetorPresdienti i Austrisë ka dekoruar Ponarin me me “Grand Decoration of Honour”.

Ponari: Jam i prekur nga nderimi i Presidentit të Austrisë që më akordoi medaljen “Grand Decoration of Honour” dhe prania juaj më bën të ndihem krenar dhe më i përkushtuar. Përcjell falënderimet dhe mirënjohjen e thellë shkëlqesisë së tij dhe shtetit të Austrisë për këtë vlerësim që më bënë. 

CEO i Uniqa Grup Austria vlerësoi punën e kompanisë që është shtrirë edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

"20 vite më parë Sigal nuk ekzistonte dhe së bashku me një grup të vogël, me pak njerëz, ju vendosët të ngrin këtë kompani nga asgjëja që sot është një lider në Shqipëri Kosovë dhe Maqedoni, duke mbështetur miliona klientë për jetë më të sigurt". 

Ambasadori Satler ëe cilësoi kompaninë si kampion ekonomie në vend.

Satler: Sigal Uniqa Grup Austria është një kampion, një kampion i vërtetë ekonomie në vend.

përfaqësues të lartë të shtetit, diplomatë dhe bashkëpunëtorë të kompanisë që morën pjesë në këtë ceremoni vlerësuan aktivitetin e rëndësishëm të Sigal në këto 20 vite.



/Ora News.tv/