Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda komisariatit të policisë Lezhë. Dy efektivë policie janë rrahur me grushta mes tyre dhe njëri prej tyre ka mbetur i lënduar.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë, bëhet e ditur se "Oficeri i Patrullës së Përgjithshme Ndue.SH ka goditur me grushta efektivin e Patrullës së Përgjithshme Myrteza.M, ku edhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur".

Për të shuar konfliktin kanë ndërhyre efektivë të tjerë të policisë, duke shmangur në këtë mënyre një ngjarje të rëndë brenda radheve të policisë, kjo duke ju referuar dhe faktit se të dy efektivet e përfshirë në konflikt kanë qenë të armatosur.

Nga goditjet, oficeri i patrulles Ndue.Sh ka marrë pësuar dëmtime dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital.

Mësohet se ai ka marrë fraktura në shpatull dhe pasi ka marrë mjekim në Spitalin e Traumes në Tiranë, në oret e mesdites të së shtunës ka lënë ambjentet e spitalit.

Në lidhje me ngjarjen, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave nisi menjëherë hetimet.

Të dy efektivët e policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinor për përdorim të paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës.

Sipas të dhënave konflikti mes dy efektiveve të policisë ka ndodhur për motive banale ende të paqarta.

Materialet në ngarkim të oficerit N.SH dhe efektivit të patrullës M.M janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

/Ora News.tv/