Rritet tavani për pagesën e tatimfitimit nga 8 mln në 10 mln.Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se kjo nismë ka si synim të ulë evazionin tek bizneset e mëdha.Kreu i Financave Arben Ahmetaj bëri me dije se deklarata e biznesit të vogël për TVSH-në do të ketë vetëm 6 kutija.Biznesi i vogël ngriti si shqetësim korrupsionin dhe klimën e të bërit biznes.Por kreu i qeverisë kërkoi që të denoncohet çdo abuzim.

Qeveria shqiptare ka rritur pragun për pagesën e tatimfitimit për bizneset nga 8 mln në 10 mln lekë në vit.

Aktualisht një biznes që realizon një xhiro nga 5 deri në 8 milionë lekë në vit paguan 5 % tatim fitim ndërsa mbi këtë shifër paguan 15%.

Në një takim me biznesin e vogël, kreu i qeverisë prezantoi ndryshimin i cili sipas tij synon të ulë informalitetin.

Rama: Maksimumi dy muajt që vinë, këtë do ta bëjmë. Nuk kemi akoma të saktë që të themi sot sa. Por mbi 100 milion  nuk diskutohet në mënyrë që të mos gënjeni më dhe në mënyrë që të ktheheni në aleatë të intereësuar vetë të qeverisë që ti thoni biznesit të madh: Stop, çdo gjë me faturë!

Kreu i Shoqatës së Vogël, Albert Nasto, ngriti si shqetësim korrupsionin dhe klimën e të bërit biznes.

Ndërsa Kryeministri i kërkoi që të denoncojnë çdo abuzim.

Nasto: Korrupsioni është bërë një gangrenë e madhe, ju jeni Kryeministër, nuk mund ti kontrolloni të gjitha. Por poshtë në bazë, kontrollet e shpeshta, gjobat e majme.

Rama: Ka edhe parazitë, ka edhe grabitqarë por ata janë kollaj nëse ju doni ti luftoni.

Kryeministri ironizoi biznesin e vogël për protestat ndërsa debatoi në lidhje me shifrat që ata prezantuan.

Nasto: Gjatë 20 14-2017 janë mbyllur të marra nga QKR, 82 mijë biznese.

Rama: Ku i gjeëni këto shifra se jam shumë kurioz?

Nasto: Të marra nga QKR, është shumë e saktë.

Rama: Është e pasaktë. Nejse, vazhdoni dhe mbyllni qepenat e tregjeve.

Në lidhje me deklaratën për përfshirjen në TVSH, ministri Ahmetaj tha se nuk do të ketë më shumë s 6 kutia.

Ahmetaj: Do të jetë një deklaratë shumë e thjeshtë, me katër deri në gjashtë kutia shumë të thjeshta.

Propozimi i bërë nga qeveria është mirëpritur nga biznesi i vogël.


Tatimi mbi fitimin aktualisht

0-5 mln lekë 0 taksë

5-8 mln lekë 5% taksë

Mbi 8 mln 15% taksë


/Ora News.tv/