Të dhënat e një sondazhi të realizuar vitin e kaluar në 26 vende të botës, tregojnë se 13 shtete shohin si kërcënimin më të madh global, ndryshimin e klimës, që pasohet nga terrorizmi dhe siguria kibernetike. Rezultatet vënë në dukje po ashtu, se shqetësimi për fuqinë dhe ndikimin e SHBA-së po rritet, krahasuar me sondazhin e vitit 2017.

Ndryshimi i klimës shihet si kërcënimi më i madh ndërkombëtar, sipas rezultateve të një studimi global të botuar të dielën, pasuar nga terrorizmi dhe siguria kibernetike.

Sondazhi i kryer vitin e kaluar nga qendra  “Pew Research” me bazë në SHBA, zbuloi se në 13 nga 26 vendet e anketuara, pjesëmarrësit panë ndryshimin e klimës si rrezikun më të madh.

8 vende vlerësuan terrorizmin nga grupi ekstremist i Shtetit Islamik si kërcënimin më të madh, ndërsa 4 vende të tjera përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut, vlerësuan si më të rrezikshëm sulmet kibernetike të kryera nga vendet e tjera.

Shqetësimet në lidhje me programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, ekonomia globale, fuqinë dhe ndikimin në rritje të Kinës përmenden në rezultatët e sondazhit, por nuk shihen si shqetësime kryesore nga vendet e anketuara.

Polonia e shikon ndikimin e Rusisë si kërcënimin më të madh, pork y shqetësim nuk është shfaqur dukshëm në mesin e vendve të tjera.

Po ashtu sondazhi në fjalë tregon se shqetësimi për fuqinë dhe ndikimi e SHBA-së po rritet, krahasuar me sondazhet e kryera në vitet 2013 dhe 1217.

Me së shumti ky shqetësim në lidhje me SHBA-në u rrit në Gjermani me 30 % krahasuar me sondazhin e vitit 2013.

Mbështetësit e partive populiste evropiane të djathta, përfshirë edhe Alternativë për Gjermaninë, ishin më skeptikë sa i përket vlerësimit të ndryshimeve klimatike si kërcënimi me i madh në otë.

 

/Ora News.tv/