Ndryshimet për progres, Duka: Klubet dhe aktorët të kontrollojnë emocionet

Ndryshimet për progres, Duka: Klubet dhe aktorët të

Në Asamblen e Përgjithshme të FSHF-së, u morën disa vendime të rëndësishme për progresin e futbollit. Presidenti Armand Duka deklaroi se këto ndryshime do të sjellin  rritje cilësore në futbollin shqiptar.

"Gjëja e rëndësishme mendoj në këtë Asamble, nëse është i qartë mesazhi që ne sot duhet të bëjmë një hap ndryshe. Ne sot duhet të bëjmë një hap cilësor për ndryshimin e futbollit në Shqipëri. Futbolli ka parë një zhvillim të jashtëzakonshëm. Për mua, i pakrahasueshëm me gjithë zhvillimet e tjera të shoqërisë shqiptare. Por ka nevojë për një tjetër hap cilësor. Për një organizim më të mirë të anëtarëve të tij. Për një modernizim të lojës, për një reformim të anëtarëve, gjë të cilën duhet ta bëjmë nëpërmjet politikave apo sistemit të licensimit që ka Federata e Futbollit dhe nëpërmjet ndryshimeve ligjorë për të ndihmuar jo vetëm klubin por edhe njërëzit apo individët që investojnë në futboll. "-tha fillimisht numri 1 i FSHF-së.

Por në asamble dhuna zuri vendin e diskutimit në tavolinat e zyrtarëve duke treguar edhe njëherë që është një fenomen shqetësues në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar.

"Me policinë e shtetit bashkëpunimi i Federatës dhe i klubeve gjatë kësaj kohe ka qënë shumë i mirë. Pritet finalizimi i një dokumenti të përbashkët dhe dalja e akteve nënligjore. Futbolli është garë, është emocion dhe mund të shfaqen herë pas here fenomene të tilla. Problemi është se si sillemi ne me këto fenomene. Si duhet ne t'i eliminojmë të gjithë bashkë." -përfundoi Duka. 

Temat thelbësore të kësaj Asambleje, ishin miratimi i të drejtës televizive që do të jetë pronë e federatës. Por edhe mbrojtja e kontratave të futbollistëve. Pa anashkaluar afrimet e klubeve anëtar të rinj dhe përjashtimin e atyre që nuk plotësonin standardet.

EMISIONET