Ndryshimet në rregullore, Hazizaj: Për arrestimin e deputetëve, vendos Gjykata

Ndryshimet në rregullore, Hazizaj: Për arrestimin e deputetëve,

Propozimi i mazhorancës, për ndryshimin e rregullores së Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetëve, ende nuk ka shkuar në Kuvend, nga Partia Socialiste, por nga konstitucionalistët shikohet si veprim në përputhje ligjin, por për juristët dy dispozitat 288 dhe 299 të Kodit të procedurës Penale, duhen riformatuar.

Sokol Hazizaj, ekspert i fushës thotë,  se Gjykata është ajo që vlerëson masën e sigurisë, përmes provave,  pasi nuk ka sens që Kuvendi të analizojë provat që mund të ketë për një deputet organi i akuzës.

Sokol Hazizaj, Jurist: Në asnjë vend të botës, duke qenë se Reforma në Drejtësi siç thuhet dhe është pranuar që është “model pa model” i është lënë tagri Kuvendit për heqjen e masës së sigurisë, siç është ajo e “Arrestimit në flagrancë”. Unë mendoj, se këto dy dispozita duhen riformatuar apo riformuluar, pasi i vetmi organ që bën analizën e provës dhe vlerësimin e hapave të masës së sigurimit është Gjykata. Në këtë kuptim, mendoj se pjesa e dytë e ndryshimeve të propozuara në rregulloren e Kuvendit nuk ka sens, pasi nuk ka sens formal e juridik që Kuvendi të thellohet në analizën e provave.

Sa i përket propozimit të opozitës, për ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, që edhe ky ende nuk ka mbërritur në Kuvend, Hazizaj shprehet, se kjo tentativë për nismë ligjore apo kushtetuese, do ta dëmtojë reformën e drejtësisë, të cilën ai e konsideron si “Model pa model”.

Sokol Hazizaj, Jurist: Unë mendoj se është një lloj tentative për të ndërmarrë nisma ligjore e kushtetuese, që do e dëmtonte “modelin pa model” të reformës në drejtësi. E recitoj “Modelin pa model” sepse një model pa model nuk ka të kundërt në kuptimin formal juridik. Në kuptimin e dytë, detyrat e prokurorit të përkohshëm, vendosja dhe nga vetë senti në hapësirë e në kohë, mendoj se shumë shpejt mbarojnë me krijimin e  KLP-së. Çdo lloj nxitimi, për ta rifutur ligjbërësin në sensibilitete të tjera nuk është se shpejton procesin ligjor të gjykimit apo hetimit.

Vetëm pak ditë më parë, ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh, se ndryshimet kushtetuese janë miratuar me 140 vota dhe se rregullorja e kuvendit të Shqipërisë po vihet në një linje me kushtetutën.

Kreu demokrat, Lulzim Basha e kundërshtoi propozimin e PS ku tha se nëse dërgohet në Kuvend, ajo nuk do të votohet prej demokratëve.

EMISIONET