Vendimi i Mark Zuckerberg për të ndryshuar mënyrën se si funksionon Facebook i ka kushtuar plot 3.3 miliardë dollarë, duke pësuar një rënie prej 4.4 % në pasurinë e tij.

Pasi Facebook publikoi lajmin se do ti kushtohej më shumë rëndësi postimeve personale të individëve dhe jo postimeve të mediave apo bizneseve, vlera e aksioneve të saj ra me gati katër përqind përpara se tregjet e SHBA të hapen të premten.

Forbes ka përllogaritur se për Zuckerberg, bashkëthemeluesin, kryetari dhe shefin ekzekutiv të Facebook, kjo përkthehet në një goditje prej 3.3 miliardë dollarësh, rënie me 1.4 % të pasurisë së tij personale.

33-vjeçari i cili hapi Facebook në vitin 2004 shpjegoi arsyet e tij mbi ndryshimin e algoritmit të ushqyerjes së lajmeve në një post të Facebook të enjten, duke thënë se donte që faqja e internetit të përcaktonte si përpasi postimet e miqve dhe familjarëve sesa ato të bizneseve e markave.

 

/Ora News.tv/