Ndreu: Të kanë lezet gënjeshtrat Doktor; Berisha: Ti je bandit dhe polic

Ndreu: Të kanë lezet gënjeshtrat Doktor; Berisha: Ti je bandit

Patenta për mjetin lundrues e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri përfshiu në debate ish-kryeministrin Berisha me socialistin Pjerin Ndreu.

Berisha i kujtoi Ndreut se vëllai i tij ka lëshuar një prej patentave të Tahirit që u gjetën në mjetin e biznesmenit të arrestuar tashmë nga policia.

Në replikë me Berishën, Ndreu i cilësoi shpifje të gjitha akuzat e demokratëve ndaj familjes së tij.

Duke ja njohur talentin e gënjeshtrave, Ndreu këshilloi Berishën të mos e dorëzojë në duar të kalamajve pasi sipas tij i kanë deformuar stilin.

Sali Berisha: Ka një javë që kreu i juaj ia mbath, mirë që me italianin ja gjetëm se nuk kishte asgjë dosja. Po 850 mijë euro dhe dy patentat e 100 tonëshit dhe 20 tonëshit të Saimir Tahirit. Mund të më thuash Pjerin pse nuk e çel gojën ai një javë rresht për të thënë gjysëm fjale për këtë?  Saimir Tahiri po kush tjetër? Po Edi Rama pse nuk flet për këtë? Nuk duhet të drejtohesha ty, je në konflikt interesi, e ka lëshuar vëllai yt një prej patentave.

Pjerin Ndreu: Doktor, ty në fakt të ka dhe lezet kur akuzon se ke talent në këtë histori.Por pikë sëpari ruaje këtë talent për vete dhe frenoji këto të tjerët që ke lëshuar se nuk dinë as të akuzojnë, mundohen me të imitu dhe ja fusin kot.E dyta duhet të të bëj të qartë ty dhe gjithëkënd se unë nuk e njoh drogën, as nuk jam marrë me drogë. Unë jam nga ata që kam kap njerëz me drogë, kam kap dhe njerëz me pushtet dhe ti e di, më ke mbrojtur vetë por e harruar. Jo vetëm unë, por as familja ime, as kushërinjtë e mi, deri në 5 breza as nga nëna dhe as nga babai nuk keni as kontigjent për trafiqe. Jam krenar që jam pjesë e një prej familjeve më të mira të këtij vendi. Unë e bëj gjumin rehat doktor.Ka shumë të tjerë që nuk e bëjnë, ndoshta nuk e bën as dhe ti dhe shumë të tjerë por unë jam komplet rehat. E treta, vëllai im nuk ka absolutisht asnjë lidhje me atë patentë që është e ligjshme. Dokumentat e patentës janë bërë qysh në kohën e qeverisjes tënde të famshme në 2011 dhe janë ekzekutuar më vonë. Nuk e ka pyet njeri fatkeqësisht, as i ka shkuar njeri, as e ka kontaktuar njeri. Talentin tënd të gënjeshtrës vazhdoje, se ty të shkon mor burrë, sikur ka dhe lezet por mos e lësho në dorën e kalamajve se ta kanë deformuar stilin e gënjeshtrës.

Sali Berisha: Pjerin, nuk kam asnjë vërejtje për familjen tënde, ajo mund të jetë nga më të shkëlqyerat por ti je fatkeqësia e saj, këtë nuk e heq fare. Nuk ngatërroj familjen me Pjerinin unë.Je ti, mos e pyet si je ti. Të kam thënë unë ty, ti je edhe bandit, edhe polic, të dyja bashkë.

/Oranews.tv/

EMISIONET