Barazimi në Korçë përballë kryesueses së kampionatit e ka gëzuar teknikun e Kamzës, Ramadan Ndreu

Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport” tekniku tregon sekretin e marrjes së rezultateve pozitive.

 “Në përgjithësi ishte lojë e mirë. U mbrojtëm shumë mirë. E kishim vështirë të sulmonim, sepse skuadra e Skënderbeut ka nivel. E kishim ndërtuar strategjinë që në qoftë se Skënderbeu të linte një hapësirë ta ndëshkonim.”

 “Në momentin e pësimit të golit, futa në lojë lojtarë sulmues. Jam i kënaqur sepse deri në sekondën e fundit nuk dorëzohen. Në të gjitha ndeshjet kemi marrë gola dhe kemi arritur ta kthejmë rezultatin.”

“Grupi është i etur për të ecur dhe për të fituar. Djemtë janë të dëgjueshëm dhe me karakter. Plus kanë përkushtim të jashtëzakonshëm. Gjej rastin ti falënderoj.”- ka përfundaur tekniku Ndreu.

/Ora News.tv/