Fitorja kundër kampionëve në fuqi të Kukësit duket se ka kënaqur trajnerin e Kamzës Ramadan Ndreu, i cili vlerësoi lojtarët që hodhi në fushë, duke i shpërblyer besimin e tij. Për mikrofonin e SuperSport ai tha:

"E kam deklaruar dhe gjatë javës, pavarësisht mungesave, lojtarët që kemi afruar ofrojnë besim. Nëse do japin 100% e vet, do arrinim minimalen një pikë. Edhe me Partizanin, treguam nivel pjesën e dytë. Ishte një tre pikësh i vlefshëm. Është një kampionati i fortë, dhe na jep besim.

"Është e vërtetë, është një skuadër që në përgjithësi në minutat e para ushtron presion. Kukësi krijoi disa raste sporadike, nuk ishte presion i madh. Më pas, loja mori rrjedhë tjetër, më pas erdhi dhe goli. Mbrapa ishim vendosur mirë. I shfrytëzuam rastet me Plakun, që është në formë të mirë.

"Padiskutim, ideja ime është që lëvizjet në formacion, jo të shpeshta, krijojnë rivalitetin që secili lojtar duhet të mendojë që kur të futet në fushën e lojës, të japi maksimumin. Në ndeshjen e parë luajti shumë mirë, por ndaj Partizanit nuk isha i kënaqur. Prandaj nuk e filloi nga fillimi sot. Edhe për Raçiç, e njëjta gjë. Gjatë javës kam menduar që të fus në lojë lojtarët që vrapojnë më shumë. Pjesën e dytë, Raçiç na shërbeu me topat e gjatë që merrte, dhe bëra zgjedhjen e duhur.

"Megjithëse kishim mungesa sot, të dy lojtarët para mbrojtjes, nuk ishin 100% mbrojtjes, por gjatë javës jemi fokusuar te topat e dytë."-deklaroi Ndreu.

/Ora News.tv/