Ndotja në lagunën e Merxhanit mbetet në nivele alarmante

Ndotja në lagunën e Merxhanit mbetet në nivele alarmante

Ndotja në lagunën e Merxhanit mbetet në nivele alarmante, ndërsa institucionet e mjedisit në Lezhë janë ende në fazën e verifikimeve për situatën!

Ndotja sipas ekspertëve dhe banorëve të zonës dyshohet se ka ardhur për shkak të ujërave të zeza, por kryeinspektori i Mjedisit thotë se kjo gjendje lidhet me thatësirën.

Anton Dodaj, Kryenspektor i Mjedisit Lezhe: Ne nuk kemi qenë të informuar por për cdo problematikë do të bëjmë inspektimin në mënyrë që laguna të jetë e pastër"

Inspektimit do ti nënshtrohet edhe impianti i ujërave të zeza për të verifikuar nësë funksionon sic duhet

Sipërfaqja e Lagunës së Merxhanit prej ditësh është e mbuluar nga algat, ndërsa rreziku është që ndotja mund të preke të gjithë bregdetin duke rrezikuar sezonin turistik që nis të shpejti.

EMISIONET